“Shkolla shqipe në Zvicër” ka uruar të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit. Edhe pse një vit i vështirë për shkak të pandemisë në Zvicër janë hapur 43 shkolla shqipe, me 648 nxënës, ndërsa në 2021 synohet të hapen edhe 22 shkolla të reja.
“Të dashur nxënës, prindër mësues, bashkatdhetarë në prag të Vitit të Ri 2021 shfrytëzojmë rastin që në emër të “Shkollës Shqipe në Zvicër” t`iu urojmë në rend të parë shëndet dhe gëzime në familjet tuaja.
Në këtë fund viti kemi nderin të bëjmë një urim të veçantë sepse ndihemi më krenar se kurrë, me punën dhe angazhimin tonë të përbashkët në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe. Gjatë një vit e gjysmë edhe pse në kushte pandemie arritëm të hapim 43 shkolla shqipe, me 648 nxënës dhe jemi në rrugëtimin tonë të hapim edhe 22 shkolla të reja.
Prandaj, për Vitin e Ri 2021 iu urojmë nxënësve të shkollave shqipe kudo ku janë më shumë dritë dhe dashuri për gjuhën amtare, kurse shkollave shqipe ju dëshiroj më shumë nxënës dhe mësues në orët mësimore.
Prindërve shqiptarë më shumë gatishmëri për ta ruajtur gjuhën shqipe. Së bashku mundemi! – Së bashku në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe sepse kështu nderojmë veten dhe Atdheun.
Gëzuar! – Gëzuar Vitin e Ri 2021, qoftë një vit i mbarë, paçi shëndet, gëzime dhe suksese të pafundme”, shkruan Dr. Vaxhid Sejdiu – koordinator i “Shkollës Shqipe në Zvicër”.