Gjatë 24 orëve të fundit (02/03.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 537 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.