Izraeli ka vaksinuar deri tani më shumë se 1 milion persona.
Një shifër e tillë duket se ka kryesuar mbi të gjitha vendet e botës sa i përket imunizimit ndaj koronavirusit.
Bëhet me dije se kjo shifër u arrit me një ritëm prej 150 mijë vaksinash në ditë që prej 19 dhjetorit, që u jepen punonjësve të shëndetësisë, personave me sëmundje bashkëshoqëruese dhe atyre mbi 60 vjeç. Vendi nëshkroi një kontratë me kompaninë Pfizer/BioNTech që në fazat e para të pandemisë.
Sipas shifrave të “Our Ëorld Data”, Izraeli ka vaksinuar deri tani 11,5% të popullësisë, ndjekur nga Bahrejni me 3,49% dhe Mbretëria e Bashkuar me 1,47%.
E po sipas këtij raportimi, rezulton se Izraeli ka kryesuar listën e të gjithë shteteve të cilat kanë filluar vaksinimin.
Për ilustrim, Franca ka vaksinuar vetëm 138 persona deri në 30 dhjetor.
Shtetet e Bashkuara deri më datë 30 dhjetor kishin vaksinuar 2,78 milionë persona, edhe pse plani fillestar ishte që deri më fund të vitit 2020, të ishin vaksinuar 20 milionë persona.
Izraeli ka vaksinuar deri tani më shumë se 1 milion persona.
Një shifër e tillë duket se ka kryesuar mbi të gjitha vendet e botës sa i përket imunizimit ndaj koronavirusit.
Bëhet me dije se kjo shifër u arrit me një ritëm prej 150 mijë vaksinash në ditë që prej 19 dhjetorit, që u jepen punonjësve të shëndetësisë, personave me sëmundje bashkëshoqëruese dhe atyre mbi 60 vjeç. Vendi nëshkroi një kontratë me kompaninë Pfizer/BioNTech që në fazat e para të pandemisë.
Sipas shifrave të “Our World Data”, Izraeli ka vaksinuar deri tani 11,5% të popullësisë, ndjekur nga Bahrejni me 3,49% dhe Mbretëria e Bashkuar me 1,47%.