Nata e ndërrimit të viteve, Europa në ditën më të heshtur të saj

Europa do të festojnë natën e ndërrimit të viteve në heshtjes, ndërsa Franca do të mobilizojë rreth 100 policë.

Bëhet me dije se 100 mijë policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë franceze do të mobilizohen për të ndaluar organizimin e festave dhe për të garantuar zbatimin e shtetrrethimit.

Forcat shtesë të sigurisë parashikojnë të parandalojnë akte si djegia e makinave, që ndodhin zakonisht në natën e fundit të vitit. Ndërkohë që sipas kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19 qendrat e qyteteve por edhe periferia do të mbyllen në orën 20:00.

Në Paris, gjysma e linjave të metrove do të jenë të mbyllura e po konsiderohet gjithashtu kufizimi i mjeteve të tjera të transportit publik.

Kurse Britania e Madhe njoftoi se 20 milionë njerëz të tjerë do të jenë të përfshirë në kategorinë e kufizimeve më strike nga e enjtja, për shkak të përhapjes së pakontrollueshme të variantit të ri të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë gjermane, Jens Spahn tha se kjo pritet të jetë nata më e heshtur e ndërrimit të viteve, ndërsa autoritetet kanë ndaluar fishekzjarrët dhe kanë ndaluar kufizimet.

Holanda, e cila do të jetë në izolim deri në 19 janar, do të presë 2021-shin me ceremoni me dyer të mbyllura në stadiumin e futbollin në Amsterdam. Turqia nis sot izolimin 4 ditor.