Pas pothuajse 10 muajve që nga paraqitja e rastit të parë me Covid-19, Italia këtë të dielë ka vaksinuar personat e parë kundër Covid-19.
Tre punonjëse shëndetësore nga spitali Spallanzani në Romë herët në mëngjes kanë marrë vaksinën e Pfizer dhe BioNtec kundër koronavirusit, shkruan Alsat.
“Shkoi shumë mirë, ishte një moment historik dhe emocionues. Është fillimi i fundit”, tha infermierja 29-vjeçare, Claudia Alivernini.
Vaksina në Itali do të jetë falas, kurse të parët do të imunizohen të moshuarit si dhe personeli mjekësorë.
Italia që nga fillim i pandemisë ka regjistruar 2,038,759 raste me Covid-19 si dhe 71,620 viktima.