Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian sot do të nisin vaksinimin kundër COVID-19.
Vaksinat janë shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së, njofton Klan Kosova
Këtë e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,
“Sot, ne fillojmë të kthejmë faqen në një vit të vështirë. Vaksina # COVID19 është shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së. Vaksinimi do të fillojë nesër në të gjithë BE-në. Ditët e #Vaksinimit janë një moment prekës i unitetit. Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia”, ka shkruar Von Der Leyen.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian morën secila një dërgesë të parë me pak më pak se 10 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNtech të shtunën, teksa vaksinimi do të nis këtë të diel (27 dhjetor).