Britania e Madhe po teston një ilaç të ri që mund të japë një ndihmë të madhe në luftën kundër pandemisë.
Mediat britanike shkrujanë se shkencëtarët po eksperimentojnë një terapi me antitrupa që mund të krijojë imunitet të menjëhershëm.
Sipas ekspertëve nga Kolegji Universitar i Londrës dhe AstraZeneca, kjo terapi mund të garantojë imunitet për një periudhë nga 3 deri në 12 muaj.
Në studim janë të përfshirë spitale të ndryshme britanike dhe një rrjet prej 100 pikash në të gjithë botë.