Vlerësim për Subi Ajron, futbollistin e njohur nga Struga /Sokol Dauti nga FSHF i dhuron fanellën e kombëtares

Sot pata nderin tja dhuroj fanelen e Kombëtares Shqiptare, futbollistit të parë Shqiptar nga Struga qe ka luajtur si futbollist profesionist z.Subi Ajro. Ishte viti ( Sezoni ) 1986/87 kur në moshen 23 Vjeçare Subiu deputon për ekipin e KF Vardarit në Ligën e parë të Jugosllavis, që ishte poashta një ndër Ligat më të forta të Evropës. Si përfaqësues i Federates Shqiptare të Futbollit për Zvicër ( Evrop ) ishte kënaqësi dhe privilegj tja dhuroja bluzen e Kombëtares Shqiptare z.Subi Ajros.

Biografia Sportive

Lindi ne 01.11.1963 ne Ladorisht. Futbolli pjese e pandare e jetes qe ne femijeri.Futbollist aktiv qe ne moshen 16 vjeqare ne KF “Flamurtari”,Ladorisht ku luajti per 3 vite. Pastaj vazhdoj ne FK “Karaorman”,Struge (1982-1986). Ne 1986 karieren e vazhdon ne KF “Vardar”,Shkup (liga e pare e Jugosllavise). Ka nje pjese te merites ne triumfin e ekipit si kampion ne ligen e pare jugosllave. Per arsye studimi,dhe probleme te tjera te natyres ndernacionale,largohet nga klubi. Pas kesaj kthehet ne FK “Karaorman”.Nje pjese te jetes si futbollist e kalon edhe ne Zvicer,ne FC “Domat Ems”. Pati oferta nga ekip si FC”Tun”(liga e dyte ne 1990) FC “Graobinde ” por i refuzoi dhe vendos te kthehet ne vendlindje prane familjes dhe per te vazhduar studimet e lena pergjysme ne Fakultetin elektroteknik ne Prishtine. Pas viteve 90,vazhdon te luaj edhe ne ekipet FC”Vilaznimi”,Struge, FC”Veleshta” dhe karieren e perfundon ne vendlindje ne KF”Flamurtari” si futbollist dhe trajner njekohesisht. Nderkoh mbaron studimet ne Fakultetin Pedagogjik ne Shkup dhe pastaj punon 6 vjet si Profesor i mesimit klasor ne Ladorisht dhe nga viti 2003 keshilltar ne BZHA (Byro per zhvillimin e arsimit) Karieren si trajner per arsye familjare nuk pati mundesi ta vazhdoj. I gezuar qe hapat e tij si trajner i vazhdon djali Driton i cili stervit kategorite e te rinjeve ne KF”Flamurtari”.