Ka nisur lockdown i Krishtlindjeve. E gjithë Italia nga sot ka hyrë në zonën e kuqe deri më 27 dhjetor.
Dje ishin minutat e fundit për të nxituar për pazare në dyqanet me pakicë, tani të mbyllura me dekret qeveritar.
Blerjet e fundit, dhuratat në minutën e fundit, por edhe shëtitjet e fundit para Krishtlindjes duke pritur që ”semafori” të kthehet në të kuqe.null
Kontrollet për respektimin e rregullave do të intensifikohen në qytetet e mëdha.
Por, ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte siguron se mbyllja për Krishtlindje mund të na lejojë të përballemi me janarin “duke aplikuar masat vetëm aty ku është e nevojshme midis zonave të verdha, portokalli dhe të kuqe”.
Supermarketet dhe farmacitë mbeten të hapura.