Filloi vaksinimi në Serbi, u vaksinua kryeministrja Bërnabiq

Serbia është vendi i parë në rajon në të cilën ka arritur vaksina “Fajzer”. Kryeminsitrja serbe Ana Bërnabiq në Institutin “Torlak” në Beograd e pranoi vaksinën kundër Kovid-19, me çka edhe zyrtarisht Sërbia filloi procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Pas Bërnabiqit vaksinën e kanë pranuar edhe ministrja për punë dhe çështje sociale Darija Kisiq-Tapçeviq dhe epidemiologu Predrag Kon.