174 të burgosur dorëzojnë kërkesë deri tek presidenti për amnesti

Si zakonisht fundi i vitit është periudha kur edhe presidenti i vendit në bazë të kompetencave të tij kushtetuese ka mundësi që të amnistojë personat të cilët vuajnë dënimin në burgje për arsye të ndryshme, ndërkohë që amnestimi bëhet në bazë të ligjeve që janë në fuqi ndërkohë që e gjithë procedura realizohet edhe përmes Ministrisë së drejtësisë, shkruan Zhurnal.mk

Kështu, edhe këtë vit në adresë të presidentit Stevo Pendarovski janë dorëzuar gjithësejt 174 kërkesa nga të burgosurit për amnestim, theksojnë ekskuzivisht për Agjencinë e lajmeve Zhurnal nga kabineti i presidentit.

‘Procedura për amnesti realizohet pas kërkesës së të dënuarve e cila dorëzohet deri tek presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes gjyqit që ka vendosur dënimin e shkallës së parë’, kështu sqarojnë për Agjencinë e lajmeve Zhurnal nga kabineti i presidentit se si shkon procedura e kërkesave për amnesti.

Më tej ato sqarojnë se procedura vijon tek Ministria e drejtësisë.

‘Ministri i drejtësisë menjëherë pas pranimit të kërkesës e shqyrton atë bashkë me dokumentacionet tjera dhe bashkë me propozimin e dërgon tek presidenti i Republikës’, thonë më tej nga kabineti i presidentit.

Sipas tyre, presidenti i vendit me vendim formon Komision për amnesti ku më pas shqyrtohet secila kërkesë veçmas dhe jep mendim për secilin propozim të ministrit. Më pas presidenti sjellë vendim përfundimtarë. Këtë vit deri tek presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski janë dorëzuar 174 kërkesa’, thonë ekskluzivisht për Agjencinë e lajmeve Zhurnal, nga kabineti i presidentit