OBSH: Mutacioni i ri i koronavirusit përhapet më shpejt nga fëmijët

Organizata Botërore e Shëndetësisë beson se varianti britanik i koronavirusit mund të transmetohet më lehtë nga të rinjtë dhe fëmijët. Megjithatë ekspertët po kryejnë studimet përkatëse për këtë çështje.

Lajmin e ka bërë të ditur i dërguari special i organizatës së KB për Covid, David Nabarro. “Tani frika, të paktën në Britaninë e Madhe, ku varianti është përhapur shumë shpejt, është se kjo mund të rrezikojë rihapjen e pritshme të shkollave pas pushimeve të Krishtlindjeve. Gjithashtu sepse profesor Mark Harris, një virolog në Universitetin e Leeds, ka shprehur dyshime për këtë”, tha ai.

“Hetimet janë gjithashtu duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse varianti anglez i koronavirusit shoqërohet me ndonjë ndryshim në ashpërsinë e simptomave, përgjigjen e antitrupave dhe efikasitetin e vaksinës,” shpjegoi shefi i urgjencës i OBSH-së Michael Ryan në një konferencë për shtyp.

“Edhe nëse virusi është bërë pak më efikas në përhapjen, ai mund të ndalet. Kështu që kjo situatë nuk është jashtë kontrollit në atë kuptim. Por nuk mund të lihet në vetvete”, tha ai.