COVID-19: Franca shpërblen me nënshtetësi punëtorët emigrantë në vijën e parë të frontit

Qindra emigrantë në Francë që punojnë në vijën e frontit të koronavirusit po shpërblehen për punën e tyre me shtetësi të shpejtë.

Ministria e brendshme i ftoi banorët të ndihmojnë në përpjekjet kundër COVID-19 për të aplikuar për natyralizim të përshpejtuar.

Më shumë se 700 nënshtetësi tashmë janë dhënë ose janë në fazat e fundit të marrjes së saj.

Ato përfshijnë profesionistë të kujdesit shëndetësor, pastrues dhe punëtorë të dyqaneve, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Punëtorët e vijës së frontit në të gjithë botën kanë qenë të ekspozuar ndaj pandemisë në një shkallë të lartë me shumë që vdesin nga sëmundja përfshirë mjekë dhe infermierë.

Franca është ndër 10 vendet e prekura më keq nga infeksionet e koronavirusit, me më shumë se 2.5 milionë raste të konfirmuara dhe afër 62,000 vdekje.

Nisma e shtetësisë së përshpejtuar u njoftua për herë të parë në shtator. Shtatëdhjetë e katër njerëzve tashmë u është dhënë një pasaportë franceze dhe 693 të tjerë janë në fazat e fundit. Gjithsej 2.890 persona kanë aplikuar deri më tani.