Arsovski: Numri më i madh i viktimave të Covid-19 kanë pasur sëmundje shoqëruese

I pyetur se pse autoritetet shëndetësore ende nuk kanë publikuar rezultatet e hetimeve nga vdekjet e dyshimta të pacientëve me Covid-19, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp tha autoritetet kanë evidencë të plotë dhe paralajmëroi se së shpejti do të publikohet analizë e kompletuar për të gjitha rastet e vdekjes që nga fillimi i pandemisë, transmeton Alsat.

“Numri më i madh i këtyre pacientëve janë me sëmundje tjera që edhe më tepër e kanë përkeqësuar gjendjen e tyre. 90 për qind e të gjithë pacientëve që kanë ndërruar jetë kanë pasur së paku një deri në dy sëmundje tjera, gjë që ka përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore deri në vdekje. Sëmundjet më të shpeshta që kanë pasur këta pacientë të infektuar me Kovid, janë me sëmundje kardiovaskulare, diabet. sëmundje të veshkave, sëmundje të mushkërive. Një pjesë e pacientëve kanë qenë me karcinom në fazë avancuese ose kanë pasur ndërhyrje të rëndë kirurgjike, pas çka ka ardhur deri te vdekja”, tha Arsovski.