Çdo 33 sekonda humb jetën një njeri, 2020 viti më vdekjeprurës në SHBA

SHBA shënon 2020 si vitin më vdekjeprurës në histori. Për herë të parë bilanci i vdekjeve pritet që të arrijë në 3 milionë, e kjo për pasojë të shifrave rekord që po regjistron pandemia COVID-19.

Shifrat paraprake nga CDC, bazuar në të dhënat javore, raportojnë së SHBA pritet të regjistrojë 3.2 milion vdekje totale këtë vit. Më shumë se 2.9 milionë amerikanë kanë humbur jetën nga shkaqe të ndryshme, tregojnë të dhënat paraprake.

Bëhet me dije se një amerikan ka vdekur në çdo 33 sekonda vetëm javën e fundit.

COVID-19 deri më tani u ka marrë jetën më shumë se 319,000 amerikanve këtë vit dhe numri i rasteve fatale vijon të jetë në rritje.

Vdekjet në vend zakonisht rriten me rreth 20,000 deri 50,000 çdo vit, kryesisht për shkak të plakjes dhe rritjes së popullsisë. Ndërsa niveli i vdekshmërisë rritet nga viti në vit, shifrat e 2020 kanë regjistruar një rritje prej 15 për qind, në krahasim me 2019 kur u regjistruan 2.8 milion vdekje.

Me këtë nivel vdekshmërie, shënohet edhe rritja më e lartë e përqindjes njëvjeçare që nga viti 1918, kur 116,516 ushtarë amerikanë vdiqën në Luftën e Parë Botërore dhe 675,000 Amerikanë vdiqën në pandeminë e Gripit Spanjoll. Vdekjet u rritën 46 për qind atë vit, krahasuar me 1917