Vitin tjetër do të fillojë ndërtimi i rrjetit sekondar gazpërçues në 10 qytete të Maqedonisë, në mënyrë që tubat e gazit të arrijnë nëpër shtëpi. Shtipi dhe Kriva Pallanka janë tashmë të gatshme, ato janë qytetet e para maqedonase pas Strumicës dhe Kumanovës, me dokumentacion të plotë projektues për rrjetin sekondar, ndërsa në fazë përgatitore është edhe dokumentacioni për Prilepin, Manastirin dhe Tetovë, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev.