Pse varianti i ri i koronavirusit po shqetëson botën?

Një variant i ri i koronavirusit i detektuar në Mbretërinë e Bashkuar ka përhapur një valë të madhe shqetësimi në mbarë botën. Por, pse?

Janë tri gjëra që të bashkuara po e bëjnë këtë variant të rrezikshëm:

*Varianti i ri në mënyrë rapide po zëvendëson versionet e tjera të virusit;

*Ka mutacione të cilat afektojnë pjesë të virusit që mund të jenë të rëndësishme;

*Disa prej këtyre mutacioneve është dëshmuar në laborator se rrisin aftësinë e virusit për të infektuar qelizat;

Krejt këto të bashkuara bëjnë që virusi të përhapet më shpejt dhe më lehtë.

Sidoqoftë, nuk ka siguri absolute.

Një gjë e tillë ka bërë që miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar të izolohen krejtësisht me anë karantinash.

Ky variant i ri i koronavirusit u detektua për herë të parë në muajin shtator. Por, vetëm në nëntor çereku i rasteve me koronavirus kishte qenë nga ky variant. Në mes të dhjetorit, dy të tretat e rasteve ishin nga ky variant. Qe një pasqyrë se sa shpejt përhapet.