Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të debatojë dhe më pas ta votojë propozim-buxhetin për vitin 2021.
Shumica dhe opozita kanë qëndrime të kundërta për Propozim-buxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas shumicës, buxheti siguron shpenzim të arsyeshëm dhe vazhdim të politikave të përgjegjshme dhe se Propozim -buxheti është i përqendruar në mbështetjen e shëndetësisë dhe rikuperimit ekonomik.