Veleshta e mbyll me sukses stinorin e parë në ligën e dytë!
Skuadra jonë ka përmbyllur në mënyrë të shkëlqyer gjysmë stinorin e parë në ligën e dytë duke u radhitur në pozitën e dytë në tabelë.
Ky rrugëtim i suksesshëm është meritë e futbollistëve, kryesisë, mbështetësve të klubit në vend dhe nga diaspora dhe veçanërisht e sponsorit gjeneral Istrefi Nderim cili tepër i vendosur dhe pa u kursyer i ka qëndruar mbas lojtarëve dhe kryesisë.
Lojtarët do të pushojnë deri në rifillimin e fazës përgatitore ndërsa drejtuesit e klubit tashme kanë filluar me punë për të angazhuar disa përforcime cilësore me të cilët do të synohet edhe ngjitja në ligën e parë.
ForcaVeleshta
Faleminderit të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale.