Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës së sotme në Spitalin Klinik në Shtip, në një deklaratë për mediat ka informuar se 7.600 të punësuar në sektorin e shëndetësisë të cilët punojnë me kovid-pacientë do të marrin shpërblim prej 30 mijë denarëve.
“Po investojmë në infrastrukturë, pajisje mjekësore, në punëtorët shëndetësor duke rritur pagat. Pas implementimit të asaj politike, tani për festat e fund vitit të gjithë të punësuarit në shtëpitë shëndetësore publike të cilët punojnë me kovid pacientë, ndërsa këto janë mjekë, motra medicinale, personel ndihmës teknik, transportues, persona teknik të cilët punojnë në ato reparte ku mjekohen pacientë nga kovid-19 do të marrin shpërblim një herë. Bëhet fjalë për 7.600 të punësuar në sektorin publik të cilët do të marrin nga 30 mijë denarë”, ka deklaruar Filipçe.