Aloe Vera ka plot minerale përfshirë kalciumin, magnezin, zinkun, kromin, seleniumin, hekurin, kaliumin, bakrin dhe manganin.
Aloe Vera është një bimë që prej shekujsh është konsideruar si bima e përjetësisë për shkak të vlerave të jashtëzakonshme të saj.
Kjo bimë ka përbërës anti bakterialë, anti-viralë dhe kundër mykut që ndihmojnë sistemin imunitar të pastrojë trupin nga toksinat dhe patogjenët pushtues.
E megjithatë vetitë e lëngut dhe tulit apo siç quhet xhelit të Aloe Verës nuk mbarojnë këtu. Aloe Vera ka plot minerale përfshirë kalciumin, magnezin, zinkun, kromin, seleniumin, hekurin, kaliumin, bakrin dhe manganin.
Këto minerale bashkëpunojnë më së miri për të fuqizuar metabolizmin. Aloe vera ka në përmbajtjen e vet enzima të rëndësishme që ndihmojnë me tretjen duke zbërthyer molekulat e yndyrës dhe sheqerit, por edhe reduktuar inflamacionet e ndryshme.
Sipas studimeve, aloe vera përmban vitaminën B12 që është e nevojshme për prodhimin e rruazave të kuqe.
Ky është një lajm i mirë për vegjetarianët që nuk arrijnë të marrin mjaftueshëm vitaminë B12 nëpërmjet dietës së tyre të rregullt. Aloe vera është një burim i pasur i vitaminave A, C, E, B1, B2, B3, B6 dhe acidit folik.
Si Të Përgatisni Lëngun e Aloe Verës?
Mund të duket e vështirë, por në fakt gjethet e bimës mund të japin lëng dhe në mënyrë të thjeshtë madje.
Më poshtë do të gjeni të detajuar proçesin e përgatitjes së lëngut të Aloe Verës.
Pritini gjethet sa më pranë pjesës kryesore të bimës.
Gjethet ndahen në gjysmë sipas gjatësisë.
Sigurohuni ta keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun.
Nxirreni xhelin e aloes nga gjethet duke përdorur një thikë.
Pjesët e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser, shtoni dy gota ujë, lëngun e një limoni dhe përpunojini për 30-45 sekonda.
Filtrojeni lëngun që ta pastroni nga çdo fibër e tepërt që mund t’iu ketë kaluar gjatë heqjes së cipës.
Lëngun mund ta pini veçmas ose mund ta kombinoni edhe me lëng portokalli ose të shtoni edhe limon jeshil.
Për ta ruajtur, mjafton ta hidhni në një shishe qelqi dhe ta mbani në frigorifer dhe ta pini të freskët.
Sasia e rekomanduar e konsumit të xhelit është 10 gramë në ditë.