Aktualisht nuk rekomandohet vaksinimi i fëmijëve dhe personave që kanë kaluar Covid-19, tha Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se edhe pse ende vazhdojnë studimet dhe mund të ketë ndryshime, për momentin nuk rekomandohet vaksinimi i fëmijëve dhe personave që tashmë e kanë kaluar Cocvid-19

“Për momentin nuk rekomandohet vaksinimi i fëmijëve, dhe mendohet se njerëzit që tashmë e kanë kaluar dhe kanë antitrupa janë mjaftueshëm të mbrojtur dhe nuk duhet të jenë në grupin për vaksinim”, tha ministri Filipçe.

Filipçe tha se autoritetet vendase janë në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në për tu informuar në rast se do të vendoset ndonjë certifikati për personat e vaksinuar.

“Mundet që ky certifikatë të kërkohet gjatë udhëtimeve, nga kompanitë ajrore, në kufi…”, pohoi Filipçe.