Miliarderi Bill Gates, i cili njihet dhe për parashikimet e tij mbi pandeminë, ka bërë një koment tjetër në lidhje me ecurinë e virusit. Sipas mediave të huaja, Gates ka thënë se jeta mund te kthehet në normalitet, diku nga gjysma e parë e vitit 2022, pasi sipas tij vetëm atëherë mund të sigurohet shpërndarja e vaksinës në të gjithë vendet.
“Unë mendoj se ne do të mbledhim para dhe se do të kemi kapacitet prodhues, në mënyrë që të mund të vaksinojmë vendet e pasura në 2021 dhe pjesën tjetër të planetit në gjysmën e parë të 2022, në mënyrë që fundi i pandemisë të mund të ndodhë,”-ka thënë ai.
Gjithashtu, ai ka thënë se vendet e pasuar mund të fillojnë më herët kthimin në jetën normale, për shkak se do sigurojnë më shpejt vaksinat.
“Vendet e pasura do të kenë më shumë mbulim vaksinimi sesa vendet e tjera. Në atë mënyrë, vendet e pasura do të kthehen në normalitet,”-ka thënë ai.
Bill Gates njihet shumë për parashikimet që ai ka bërë për pandeminë. Më herët, ai është shprehur se pandemia nuk do të përfundojë pa një vaksinë super-efektive si dhe në një parashikim tjetër tha se situata do të kthehej në normalitet vetëm verën e vitit 2021.