Qeveria shpërndau mjete buxhetore për furnizim të vaksinave kundër Kovid-19, janë siguruar 833.000 doza për 400.000 qytetarë

Qeveria në mbledhjen e djeshme solli Vendim për shpërndarje të mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe fondeve, prej të cilëve disa do të dedikohen për furnizim të vaksinave kundër Kovid-19. Sipas paralajmërimeve, deri më tani janë siguruar 833 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit, me të cilat do të vaksinohen 400 mijë qytetarë.

Nga diç më shumë se 1,3 miliardë denarë, përkatësisht rreth 20 milionë euro, të cilat do të rialokohen mes shfrytëzuesve buxhetorë, një pjesë do të dedikohen për sigurim të mjeteve shtesë për përforcim të fondit për furnizim të vaksinave kundër Kovid-19, si dhe për pagesë të kompensimit të njëfishtë në të holla për persona mjekësorë dhe personel ndihmës të angazhuar në mjekimin e pacientëve me Kovid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje gjatë takimit me kryeministrin Zoran Zaev me përfaqësues të të gjitha partive anëtare të koalicionit qeveritar, informoi se vendi ynë e nënshkroi Mekanizmin grupor Kovaks, përmes Organizatës botërore të shëndetësisë për shpërndarje të barabartë të vaksinave kundër Kovid-19 në të gjitha vendet.

“Siguruam 833 mijë doza për 400 mijë qytetarë të cilët dy herë do të vaksinohen gjatë muajit mars. Të gjitha vaksinat të cilat janë pjesë e sistemit Kovaks janë me efekte të mira të dëshmuara dhe sasi adekute të antitrupave”, theksoi ministri Filipçe.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara dje, në 24 orët mes të premtes dhe të shtunës u regjistruan 982 raste të reja me Kovid-19, u shëruan 556 pacientë, ndërsa ndërruan jetë 19 persona. Në mesin e të vdekurve janë edhe mjeku 41-vjeçar  nga Bogovina e Tetovës, si dhe i burgosuri 72-vjeçar nga Shtëpia ndëshkuese-përmirësuese “Idrizovë”, i cili kishte formë të rëndë të diabetit, për ç’shkak i ishte amputuar këmba.

Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me kovid në vend prej fillimit të epidemisë është 73025, i të shëruarve 8726, i të vdekurve 2096, ndërsa numri i rasteve aktive është 22203.

Përndryshe, deri dje në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në mbarë vendin ishin hospitalizuar 1301 pacientë pozitivë dhe suspektivë me koronavirus, me ç’rast pati rreth 190 shtretër të lirë spitalorë dhe pritej të liroheshin shtretër të tjerë pas lëshimeve të pacientëve të shëruar.

Në 24 orët mes të premtes dhe të shtunës në kovid qendrat në Shkup u hospitalizuan 37 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavorusi, me çka numri i përgjithshëm  i personave të dyshimtë dhe të konfirmuar me KOVID-19, të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet arriti në 480. Në kovid qendrat e spitaleve të tjera në vend., deri dje janë mjekuar 821 pacientë pozitivë dhe suspektivë me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë informoi se të gjitha repartet infektive kanë oksigjen dhe mund të përkujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni. Ministria njëherit thekson se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e kovid reparteve do të zgjerohen plotësisht.

Bilance të reja të zeza të viktimave nga kovid-19 shënojnë edhe vendet e rajonit. Në Shqipëri, në 24 orët e fundit është regjistruar rekord i ri negativ prej 879 të infektuarve. Prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 47.742 të sëmurë, prej të cilëve vdiqën 989.

Në Bullgari, në 24 mes të premtes dhe të shtunës vdiqën 157 persona me Kovid-19, prej të cilëve tek 40 nuk ka të dhëna për sëmundje të tjera. Në periudhën e njejtë janë regjistruar 3097 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Bullgari arriti në 177.665.

Në periudhën e njejtë në Greqi janë regjistruar 1.194 raste të reja dhe 68 të vdekur. Prej fillimit të pandemisë në Greqi ka 123.842 të infektuar dhe 3.540  të vdekur. Në spitalin e Athinës lindi një foshnje pozitive me Kovid-19 nga nëna e infektuar me virusin, që është rasti i parë i këtillë në Greqi.

Në Kroaci, ndërkaq janë evidentuar 4135 raste të reja me Kovid-19, ndërsa vdiqën 78 persona.

Në Slloveni janë regjidstruar 1.744 raste të reja, ndërsa vdiqën 43 persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 në vend tejkaloi numrin 2.000.

Në Gjermani në 24 orët e kaluara u regjistruan 28.438 raste të reja dhe 496 raste të vdekjes tek pacientë me Kovid-19, pas çka kancelarja gjermane Angela Merkel dje mbajti takim me njerëzit e parë të krahinave gjermane, ku u bisedua për ashpërsimin e masave epidemiologjike, mes të cilave edhe mbylljen e shitoreve pra festave të Krishtlindjeve.

Në Rusi në 24 orët e fundit janë regjistruar 28.137 raste të reja, me çka prej fillimit të epidemisë bilanci i përgjithshëm i të sëmurëve arriti në 2.625.848.

Sipas të dhënave në faqen e internetit – “Uorlldmeter” prej fillimit të pandemisë, e deri dje në mbarë botën jan[ë regjistruar 71.329.412 persona me koronavirus, prej të cilëve vdiqën 1.599.128, ndërsa 49.473.092 konsiderohen të shëruar. Aktivë janë 20.257.192 raste, prej të cilëve 106.583 apo 0,5 për qind janë në gjendje serioze apo kritike.