Sistemi anglez për testim dhe monitorim të Kovid-19, mundëson pagesë të mbështetjes prej 500 funtave për personat që do të izolojnë veten pasi marrin rezultate pozitive të testit ndaj Kovid-19, për të ngadalësuar përhapjen e Kovid-19.
Deri tani, personat e infektuar janë ndjekur përmes programit për të ndjekur kontaktet përmes telefonit, postës elektronike ose mesazheve, por jo përmes aplikacionit për të ndjekur kontaktet e personave të infektuar me Kovid-19.
Mbrojtja e fortë e privatësisë së përdoruesve ishte kërkesë kryesore nga ana e Ejpëllit dhe Gugëll, kur ata vunë në dispozicion teknologjinë për zhvillimin e një aplikacioni për të ndjekur kontaktet e njerëzve të infektuar me Kovid-19.
Përdoruesi i aplikacionit mund të mbetet anonim nëse nuk dëshiron të kërkojë para.