Qeveria e Zvicrës njoftoi sot orët e shkurtuara të hapjes për vendet publike, me qëllim frenimin e pandemisë së koronavirusit të ri, megjithëse nuk ndoqi masat drastike të bllokimit të ndërmarra në vendet e tjera europiane.- Advertisment –
Dyqanet, mjediset kulturore dhe objektet sportive duhet të qëndrojnë të mbyllura gjatë mbrëmjeve, natës, fundjavave dhe pushimeve deri më 22 janar.
Restorantet dhe baret, gjithashtu, duhet të mbyllin dyert e tyre në 19:00 pasdite, por lejohen të veprojnë çdo ditë të javës.
“Sidoqoftë, banorët do të lejohen të dalin deri pas mesnatës më 24 dhe 31 dhjetorit për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, njoftoi qeveria në një konferencë për shtyp.
“Ju lutemi bashkëpunoni, përndryshe do të shkojmë drejt një bllokimi”, e paralajmëroi popullatën ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.
Qeveria nuk njoftoi kufizime të reja për vendpushimet e skive, të cilat do të jenë të hapura gjatë sezonit të festave ose për tubimet private, që do të vazhdojnë të jenë të mundshme për deri në 10 persona.