Spasovski: Do të marrim masa për parandalimin e grupimeve për festat e fundvitit

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spaskovski në emisionin Click Plus të TV21 deklaroi se policia me vëmendje po e përcjell situatën për respektimin e protokolleve të Kovid-19. Ai tha se do të marrin masa për parandalimin e grupimeve për festat e Vitit të Ri. Spasovski tha se tani për tani nuk kanë paraparë orë policore, por shtoi se po presin Komisionin për sëmundje ngjitëse, se me çfarë propozime do të dalin.