Myftinia e Strugës: Arrihet pajtimi ndërmjet dy familjeve Hoda dhe Istrefi

Sot më 09.12.2020 u arrit pajtimi mes familjes Hoda dhe Istrefi nga Veleshta.
Këshilli inicues i përbërë nga myftiu i Strugës, Salim ef Sulejmani, hoxhallarët e fshatit Veleshtë, Kadri ef Sheji dhe Nasih ef Shehu, si dhe shumë dashamirë, pas bisedave të gjata arritën të bindin anëtarët e të dy familjeve t’i shtrijnë dorën e pajtimit njëra tjetrës dhe ta përfundojnë zënkën që kishin mes vete. Kështu, ato treguan shembullin e mirëfilltē të një muslimani dhe një shqiptari me tradita burrërore për të ripërtrirë vëllaznillëkun e tyre dhe duke vazhduar traditën kombëtare të pajtimit.
Myftiu i Strugës në emër të këshillit inicues për pajtesë, falënderoi të dyja familjet për këtë akt dhe luti Zotin që atyre t’u jap shëndet, bereqet, mirësi dhe përparim në çdo sferë të jetës.
Këshilli për pajtesë, përveç myftiut dhe hoxhallarëve të fshatit Veleshtë, përbehej edhe nga Arben Qyra (muteveliu i Veleshtës), Gajur Kaba, Baki Kaba, Lavdrim Gega, Mendi Kaba, Lirim Dauti dhe Qashif Ismaili. Zoti i shpërbleftë këshillin inicues për kontributin e tyre në këtë vepër.
Për fund, falënderojmë në mënyrë të veçantë, pronarin e hotelit Diplomat, z. Gajur Kaba, i cili mirëpriti në hotelin e tij këshillin për pajtesë gjatë tërë këtij procesi. Allahu e shpërbleftë me gjitha të mirat.