Maqedonia e Veriut mbetet shteti me shifrat më të lartë të infektimeve dhe vdekjeve nga c ovid-19 për nga numri i popullsisë në rajon. Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 68.332 persona ndërsa 1949 kanë ndërruar jetë.
Trajtimi i pacientëve në spitalet infektive ka pësuar ndryshime sa i përket medikamenteve të përdoruara nga mjekët. Shqetësues është fakti që shifrat e të prekurve javët e fundit kanë ardhur në rritje.
Ilir Demiri, Koordinator për CO VID në Klinikën Infektive në Shkup thotë se, rritja e vdekshmërisë lidhet me rritjen e rasteve të reja.
Por ai theksoi faktin se në politikat e ndjekura nga Maqedonia e Veriut, çdo person që humb jetën qoftë nga sëmundje të tjera por ka rezultuar pozitiv me covid-19, llogaritet si viktimë e coronavirus.
“Të gjithë pacientët që janë me COVID-19 dhe ndërrojnë jetë për shkak të mundjeve të tjera numërohen si viktima të coronavirus dhe për këtë arsye shifrat janë më të larta”, tha ai gjatë një interviste për Euronews Albania.
Mjeku Demiri nënvizoi se, “grup mosha më e rrezikuar ngelet ajo rreth të 50-ve” dhe personat që vuajnë nga “obeziteti dhe hipertension janë më të rrezikuar dhe kanë shkuar më keq gjatë trajtimit”.
Kurse për rastet e vdekjeve pa sëmundje shoqëruese apo fatalitetet në moshë të re, mjeku tha se kjo lidhet shumë me mungesën e imunitetit.
“Një pjesë kanë lidhshmëri familjare, kemi bërë analiza gjenetike. Nuk kanë imunitet autotokton për ta lu*ftuar sëmundjen”, tha z. Demiri.