SHPREHJET FRAZEOLOGJIKE QË I HASIM NË STRUGË DHE RRETHINË
Resul Bekteshi
Thesari popullor shqiptar është shumë i pasur me shprehje të atilla, të cilat paraqesin pasuri të pashtershme të leksikut popullor. Pikërisht për këtë edhe duhet studiuar dhe grumbulluar të thenat
përdoren nëpër venbanimet apo lokalitetet strugane dhe jo vetëm aty. Shprehjet e bukura FRAZEOLOGJIKE kanë bukurinë e tyre shprehëse , kanë kuptim të posaçëm, prandaj edhe ia vlen të mblidhen dhe të botohen .
përdoren nëpër venbanimet apo lokalitetet strugane dhe jo vetëm aty. Shprehjet e bukura FRAZEOLOGJIKE kanë bukurinë e tyre shprehëse , kanë kuptim të posaçëm, prandaj edhe ia vlen të mblidhen dhe të botohen .
Në këtë material të posaçëm për shprehjet frazeologjike që më shpesh i hasim në Strugë do të mundohem të analizoj apo do të zbërthej domethënien e tyre me shembuj konkret rreth asaj se cili është qëllimi i saj, pra për çfar qëllimi është përdorur nga goja e popullit. Janë përdorur dhe ende përdoren këto shprehje të bukura popullore , megjithëse në vitet e fundit po vijnë duke u zhdukur .
Këtu do të gjeni shprehje frazeologjike që përdoren në Strugë dhe rrethinë, por asesi nuk duhet kuptuar se përdorimi i tyre nuk përdoret edhe në vendbanime të tjera të Maqedonisë së veriut dhe në vendet tjera shqipfolëse. (Shqipëri, Kosovë, Preshevë etj. )
Frazeologjizmat strugane janë të shumta , sepse struganët që me kohë janë dalluar si përdorues të mirë të gjuhës shqipe, si mbledhës të folklorit kombëtar. Nga autorë struganë kemi disa botime të këngëve dhe traditave popullore strugane.
Në këtë shënim shprehjet frazeologjike do të analizohen ashtu siç janë marrë nga përdoruesit ,që janë persona të moshave të ndryshme dhe të lokaliteteve të ndryshme, pra nuk janë të rradhitura sipas rendit alfabetik, nuk do të kenë numër rendor dhe vendin ku është përdorur. Nuk do të përdor gjuhën lokale, por do të mundohem t’i shënoj në gjuhën standarde , por diku ndashta do të përdoret fjala lokale për mirëkuptim, sepse ashtu jami mësuar ta dëgjojmë atë shprehje.
• Ai KA ARRËN DHE GURIN NË DORË ; është person që bën çka të dojë , punët janë në dorë të tij,është njeri i fuqishëm në pushtet,në organizatë, nuk pyet askënd,pra bënë si din vetë.
• JA THEU HUNDËT AGAIT ; Person që e kundërshton again , që i kundërvihet të pasurit, punëdhënësit- ndoshta me të drejtë.
• MOS E FUT HUNDËN KUDO ; thuhet për persona që përzihen në tërë punët edhepse nuk u takon atyre të përzihen .
• HYRA ME MEND E DOLA PA MEND ; përdoret në rastet kur nga vizita që kemi bërë diku habitemi, shohim diçka të mrekullueshme, prandaj edhe çuditemi. Mund të jetë edhe ndonjë vizitë familjare, që te personi paraqet habi, çudi.
• MOS RRI ME DUAR KRYQ ; D.m.th. njeri puno dhe mos i lidh duart, sepse pa punë nuk ka ardhmëri….
• AS MË HYN, AS MË DEL ; d.m.th. personi nuk ka kurrfar interesi prej asaj pune, punë pa interes ekonomik ose shoqëror-prandaj nuk kapet për atë punë.
• PREJ KALIT TË HUAJ TË ZBRESIN ; d.m.th. nga puna e huaj të zbresin, mos u kap me punë të huaj se ajo s është e jotja dhe nga ajo të largojnë. çdo gjë që s’është e jotja mos e prano-mos e bën .
• JA MORI KAFSHATËN PREJ GOJE ; Këtë shprehi të bukur populli e përdor kur dikush ia merr punën dikuj, pra e len me duarthatë- ia mer kafshatën e gojës-e len pa punë .
• KËTË PUNË SE MER KALEMI ; d.m.th. kjo është një punë që nuk mund të kryhet, nuk shkruan askundi se kjo punë mund të bëhet, e pabesueshme, s’ka realizim.
• GJETI TENXHEREJA KAPAKUN ; Perdoret në formë ironike, kur dikë e tallim dhe i themi gjeti shoku-shokun- gjeti i keqi të keqin dhe e kundërta , i miri gjeti të mirin.
• KANDARI S’KA VËLLA ; d.m.th. te kandari nuk ka hatër. Ai nuk njeh as vëlla as mik , por duhet të punohet drejt e pa hile, që sot se gjen dot .
• BËNI SYTË KATËR ; d.m.th. ki kujdes ruaje pronën ose pasurinë se nëse s ke kujdes dikush ta rrëmben, pra hapi sytë- shiko rreth e perqark . – mos u bëj tutkun- thotë populli .
• MOS IA FUT KOT ; d.m.th.mos fol fjalë të kota, fjalë pa vend, fjalë pa lidhje.
• HYP SE TË VRAVA, ZBRIT SE TË VRAVA ; përdoret atëherë kur personi nuk din nga të mbaj,po të hyp është humbës edhe po të zbres prap është humbës. Cila rrugë është më e drejtë sipas mendimit të tij ? .
• SHATI HEK KAH VEHTJA ; d.m.th.personi punon për fitim personal. Nga hek shati—hek nga vehtja-thotë populli .
• MOS KULLOT NË LIVADH TË HUAJ ; d.m.th. mos e shfrytëzo mundin e të tjerëve. Shfrytëzo mundin tënd jo të të tjerëvë.
• E BËRI RRUSH E KUMBULLA ; Nuk e ruajti pasurinë që ia la i ati, e hëngri pasurinë, e prishi,nuk qe në gjendja ta ruaj atë që e trashëgoi, i pakujdesshëm, haram djal- do të thotë populli.
• E KA KRYET KUNGULL ; e ka kokën bosh, i palogjikshëm….
• FLET ME KUNJA ; d.m.th. kur flet ai thumbon, flet me ironi shpotitëse, fjalë tinzake thotë.
• E PASKE KTHYE GJUHËN ; d.m.th. personi gjegjës e paska ndryshuar gjuhën, i paska harruar fjalët e gj. amtare, flet një gjuhë tjetër, e paska tradhtuar gjuhën amtare do të thotë populli.
• PËRDOREN SHPESH EDHE KËTO SHPREHJE FRAZEOLOGJIKE : Ja futi të dy këmbët me një këpucë; Ik more këpute qafën ; E ka kryet si kutell ; E ndërrova kokë për kokë ; Të lumshin duart ; T’u thafshin krahët ose T’u thaftë dora ; kur duam dikë ta mallkojmë. I ka hi lepuri në bark ( për frikacakun) ; E la në baltë (e tradhtoi ); Ajde aga luaje kuletën ( KUR DUHET PRONARI I DASMËS T’I HEDH NDONJË DEN. MUZIKËS. Ai është shtylla e shtëpisë ( për krytarin e familjes,për atë që mban peshën kryesore të familjes .( Lexues të nderuar frazeologjizmave të shënuara në këtë pjesë të materialit mund tu jepni edhe vetë kuptimin, sepse përdoren shumë shpesh në të folmet tona.
• AJDE LUAJ DUART ; d.m.th. puno më shpejt, mos u harro në një punë, s’të jep askush asgjë pa punë, pra puno dhe fito me djersën tënde.
• Ai HA ME DY LUGË ; d.m.th. personi gjegjës mban dy anë, dy rryma , dy parti, nga fryn era kthen gunën, do të thotë populli.
• FJALA MORI DHENË; d,m.th. fjala që u tha u përhap shpejt, e muarën vesh të gjithë, personi gjegjës u bë i njohur ose e kundërta.
• GOJËS VENI MASË OSE MBAJE GOJËN ; d.m.th.fjalët mati mirë kur të flasish,mos ofendo, mos shaj, mos fol gjithçka, fol me masë( me maturi) pa fyerje,pa tinëzi etj.
• AI ËSHTË THËNGJILL I MBULUAR (mbulumun) ; është tinzak, punon tinaz, fshahtas, shpesh punon në dëm të dikuj ose shoqërisë.
• NA LA PAMEND , shpesh përdoret kur dikush sjell një lajm të mirë në familje, lajmi i mirë sjell gëzim dhe lumturi në familje, prandaj mahnit familjarët.
Lexues të respektuar tema është e gjatë dhe do të ndiqet në disa vazhdime .
Pjesët l dhe ll u lëshuan më parë, kjo është pjesa e tretë,
shkruan : RESUL BEKTESHI, Strugë