Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik për periudhën 30 nëntor – 6 dhjetor, gjithsej janë testuar 17.456 dhe janë regjistruar 6.463 raste të reja me COVID-19 që është për 4.2 për qind më pak se java e kaluar. Pjes më e madhe e rasteve janë në Shkup (2.610; 40.4%), ndërsa përqindja e të testuarve që kanë rezultuar pozitiv është 37 për qind.
Mosha më së shumti e prekur është mosha mbi 60 vjet (1.639; 25.4%). Numër të madh është regjistruar te mosha 30-39 (1.244; 19.2%), 40-49 (1.222; 18.9%), 50-59 (1.217; 18.8%) dhe mosha 20-29 (791; 12.2%). Më pak raste kanë fëmijë të moshës 0-9 vjet (107; 1.7%) dhe mosha 10-19 (243; 3.8%), njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 5.313 persona dhe ka pasur 184 raste të vdekje në 25 qytete me ulje prej 10.7% në krahasim me javën e kaluar. Prej rasteve të vdekjes 158 persona kanë qenë mbi 60 vjet, 20 pacientë të moshës 50-59, 5 raste të vdekjes janë të moshës 40-49 dhe një rast i moshës 30-39 vjet.