Narkotrafikantët përherë janë përpjekur për të gjetur mënyra të ndryshme për të transportuar kokainë dhe kësaj radhe zgjidhja e tyre i ka habitur forcat britanike.
Oficerët e Forcës Kufitare sekuestruan më shumë se një ton kokainë me një vlerë rreth 100 milionë paundë të fshehur në një dërgesë me tul bananeje.
Droga e fshehur u zbulua si pjesë një inspektimi rutinë në depon e London Gateëay në Essex, e fshehur në një kontejner të shkarkuar në port.
Në total, u gjetën 1060 kilogramë kokainë. Droga mendohej se ishte ngarkuar në Kolumbi dhe kishte si destinacion Belgjikën.