Televizioni serb “Nova S” gjatë transmetimit ka publikuar një hartë të shtetit serb, ku Kosova nuk është pjesë. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në Beograd, pasi një veprim i tillë nga mediumet e tjera të shkruara atje është cilësuar si “skandal”. Sipas raportimeve, ky televizion është përkrahës i opozitës në Serbi. Fotografia dhe raportimet në lidhje me këtë hartë të publikuar kanë bërë xhiro në rrjete sociale.