Vaksina/ ‘Misioni i Shekullit’ do të kryhet në aeroportin e Brukselit

Britania shpreson që miliona doza të vaksinës së Pfizer të mbërrijnë deri në fund të vitit, por totali do të varet nga shpejtësia e manifakturës dhe transportimi nga njësia në Belgjikë.

Britania miratoi vaksinën këtë Javë, duke u kthyer në vendin e parë në botë që nis programin në masë të vaksinmit më të rëndësishëm në histori.

Muajin e kaluar, Britania deklaroi se pret 10 milionë doza në 2020 dhe në total, ka porositur 40 milionë, mjaftueshëm për 20 milionë njerëz.

Ministri i Biznesit, Alok Sharma, tha se ka besim që dërgesa e parë prej 800,000 doza nga Belgjika, të nisë shpërndarjen javën e ardhshme.

Britania ka përdorur procesin e miratimit emergjencë për të dalë përpara SHBA dhe BE në shpërndarjen e vaksinës.

Nga ana tjetër, aeroporti i Brukselit në Belgjikë, po përgatitet për “misionin e shekullit” që të transportojë vaksinën e Covid-19.

Asnjëherë më parë nuk është nxjerrë në treg një produkt i vetëm dhe të kërkohet në çdo cep të botës.

Mbi 50% e vaksinave të Covid-19 pritet të transportohen me avion, një detyrë e vështirë edhe për kompanitë me eksperiencën më të madhe të dërgesave.

Drejtori i dërgesave ajrore të Belgjikës, Geert Keirens tha se do të ketë një tsunami me vaksina në aeroport dhe se duhet përgatitje.

Punëtorët në magazinat e aeroportit kanë testuar procesin ngarkimit të vaksinave.null

Sfida më e madhe do të jetë kontrolli i temperaturës.

Vaksina e Pfizer me BioNTech kërkon të ruhet në temperaturë deri në -70 gradë Celcius dhe monitorim në çdo hap të procesit.

Nëse temperature rritet, punëtorët duhet të vendosin akull që të ruajnë temperaturën.