Së paku një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në qendrën e Beogradit në Serbi.
Siç informojnë mediumet lokale, shpërthimi ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në afërsi të godinës së Radio Televizion Shtetëror Serb RTS, respektivisht në lokacionin ku po kryhen punime në riparimin e instilacioneve.
Sipas informacioneve jozyrtare, shkak i shpërthimit është një bombol për saldim.
Mediumet serbe njoftojnë se nga detonimi janë dëmtuar disa objekte dhe makina në afërsi.