Edukimi gjithëpërfshirës seksual gradualisht do të bëhet pjesë e programit mësimor për arsimin fillor. Ministrja e Arsimit, Mila Carovska tha se nuk mund të ekzistoj arsim bashkëkohor dhe cilësor pa u realizuar zhvillimi emocional i çdo fëmije që përfundon shkollimin 9 vjeçar. Për këtë qëllim ka nisur trajnimi i mësimdhënësve të caktuar, ndërsa projekti pilot do të realizohet në katër shkolla.
Kjo është nevojë e prindërve, mësuesve dhe nxënënsve të cilët thonë se nëse kanë mënyrë që për këto tema të flasin në shkollë, në mënyrë formale, atëherë nuk kanë nevojë të kërkojnë mënyra tjera të informimit. Madje, shpesh herë edhe mënyrat jo të sakta të informimit, përmes internetit ose kanaleve tjera, nuk ofrojnë njohuri të duhura për nxënësit”-tha Mila Carovska,ministre e Arsimit.
Nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit thonë se edukimi gjithëpërfshirës seksual në shkolla do të rrit shëndetin e të rinjëve.
Nuk kemi për qëllim në shkollat fillore të zhvillojmë vetëm aspektin kognitiv por edhe atë psiho-motorik si dhe socio emocional. Janë marrë parasysh edhe hulumtimet dhe implementimet e të njejtit program edhe në shtetet të zhvilluara evropiane dhe është konstatuar se implementimi i programeve të këtilla jo vetëm që e rrit shëndetin në përgjithësi të fëmijëve, mirëpo ndikon që ti largohen sa më shumë rreziqeve të kësaj natyre”-pohoi Ajshe Ajrullai, Byroja për Zhvillimin e Arsimit.
Nga organizata joqeveritare “Hera” pjesë e pilot projektit në fjalë thonë se është shumë I vogël numri i të rinjëve që flasin për këtë temë. Sipas tyre, shkaku më i shpeshtë për gjendjen e keqe shëndetësore te të rinjtë janë mos informimi për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues.