GRUBI: Askush në BDI nuk mund të zë vendin e ALI AHMETIT

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është rilindësi i fundit i shqiptarëve. Ahmeti është figurë politike që vetëm njëherë lind historia. Kështu e vlerëson kryetarin e BDI-së zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, informon GAZETA.MK

Sipas Grubit askush në Bashkimin Demokratik për Integrim nuk mund t’ia zë vendin liderit Ali Ahmeti dhe as që mundet ndonjëri të ketë këtë pretendim.

“z. Ahmeti nuk mund të zëvendësohet, një figurë të tillë njëherë lind historia dhe nuk mund të zëvendësohet, nuk mund të ketë pretendime asnjëri prej nesh që ta zëvendëson ose të zë vendin e tij. Vendi i tij është i përjetshëm në Bashkimin Demokratik për Integrim, themelues, kryetar. Për mua, pa asnjë lajkë, mund të jetë dhe rilindësi i fundit.”