Britania e Madhe javën e ardhshme do të fillojë t’i vaksinojë qytetarët kundër Covid-19 me vaksinën e kompanisë “Pfizer” dhe “Biontec” deklaroi ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.
“Qeveria sot pranoi rekomandimin e Agjencisë për Ilaçe dhe Produkte Shëndetësore dhe miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer dhe Biontec”, njoftoi qeveria britanike.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që miratoi përdorimin e vaksinën. Vaksinat e para do të jenë në dispozicion javën e ardhshme.