Në 24 orët e fundit numri i të shëruarve nga COVID-19 është më i lartë se i të infektuarve. 1242 persona e kanë mposhtur virusin Korona. Ndërkohë nga 3 mijë e 12 testet e kryera, pozitiv kanë rezultuar 1 mijë e 60 persona. Nga COVID-19 janë shënuar 29 viktima.
Ndërkohë Qeveria kërkon vazhdimin e gjendjes së krizës edhe për 6 muaj të tjerë. Në seancën e sotme Qeveria miratoi kërkesën e Komitetit për Menaxhim që gjendja e krizës të tërë territorin të vazhdohet, me arsyetimin se një gjë e tillë do të ndihmonte në menaxhimin më efikas të Pandemisë dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Megjithatë për vazhdimin e gjendjes së krizës duhet të vendos Kuvendi deri në 19 dhjetor kur dhe skadon 30 ditëshi i gjendjes aktuale të krizës, i miratuar në 20 nëntor. Nëse Kuvendi e miraton propozimin, atëherë gjendja e krizës do të vazhdojë deri kah mesi i qershorit të vitit të ardhshëm.