Vullnetarë nga Qendra Mjekësore Ushtarake dhe studentë të vitit të gjashtë nisin punën në kovid-qendrat

Mjekët dhe infermierët nga Qendra Mjekësore Ushtarake (QMU) dhe studentët të cilët janë në vitin e gjashtë të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, nga sot kanë nisur të punojnë si vullnetarë në kovid-qendrat në Shkup. Grupi i parë i mjekëve dhe infermierëve tashmë ka nisur punën.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot realizoi takim me studentët dhe përfaqësuesit e QMU-së.

“Ndihma që na po na ofroni është shumë e rëndësishme, sidomos në një periudhë kur kemi një numër të madh të pacientëve me Covid-19 që janë shtruar në spitale. Nga ana tjetër për ju kjo është një përvojë që mund të mos keni mundësi ta shihni në karrierën tuaj si mjek. Asnjëherë nuk ka pasur një organizim të tillë në vendin tonë ose në botë. Sëmundja është e re dhe e paparashikueshme. Manifestimi klinik është i ndryshëm për secilin pacient. Ne po përballemi me diçka të re në mjekësi dhe për të gjithë ne në të njëjtën kohë është një problem mjekësor, por edhe sfidë – tha Filipçe.

Studentët e vitit të gjashtë do të punojnë në qendrat-kovid nën përkujdesjen dhe monitorimin e mjekëve specialistë dhe do të fitojnë përvojë të vlefshme në fushën e praktikës klinike.