Turqia vendos orën policore kundër koronavirusit

Në 24 orët e fundit në Turqi janë regjistruar 185 viktima dhe 29,981 raste të reja me Covid-19. Kjo është dita e shtatë radhazi që shënohet rekord negativ për fatalitetet, ndërsa të infektuarit kanë pësuar një ulje krahasuar me dje, por sërish numrat janë tepër shqetësues.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë, sipas shifrave zyrtare, është 13,558. Përballë kësaj situate Turqia ka vendosur prej fundjavës së kaluar orën policore në 81 rajone në fundjavë me përjashtim, duke lejuar lëvizjen nga 10:00-20:00. Sipas qarkores, zinxhiri i prodhimit dhe furnizimit përjashtohen nga ky kufizim.