Sipas një raporti të CBS që citon të dhëna të dala nga Shërbrimet Kombëtare të Inteligjencës së Korenë e Veriut, Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin e të paktën dy personave, me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Veçanërisht raporti thotë se lideri i Koresë së Veriut, përveç ekzekutimit të të dy qytetarëve ka urdhëruar ndalimin e peshkimit dhe mbylljen e Pyongyang, si pjesë e një serie të dëshpëruara përpjekjesh për të mbajtur larg koronavirusin dhe pasojat ekonomike të tij.
Korea e Veriut dyshohet se ka ekzekutuar një agjent aksionesh në shtator pasi e akuzoi për rënie në kursin e këmbimit.
Gjithashtu dyshohet se qeveria e Kim Jong Un ekzekutoi në gusht një zyrtar pasi theu rregullat e qeverisë për ndalimin e dërgesave jashtë vendit.