Nënkryetari i Alencës për Shqiptarët në Rruga drejt në Alsat, gjatë përballjes me Ministrinë e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se pandemia në vend është menaxhuar në mënyrë kaotike, pa një plan. Ai tha se nga një anë Qeveria reklamon se në 4 paketa janë shpërndarë 1 miliardë e 20 milionë euro ndihma, në të vërtet janë shpërndarë vetëm 470 milionë. Ndërsa për sektorin e turizmit që është një nga më të prekurit nga kjo pandemi janë ndarë vetëm 17 milionë euro, ndërsa humbjet janë përmbi 218 milionë dollarë.