Intelektuali nga Struga Prof. Dr. Musa Musai: SHQIPTARËT ORTODOKS NË MAQEDONI

HISTORI

SHQIPTARËT ORTODOKS NË MAQEDONI

Shkruar nga prof. dr. M. Musai

Në aspektin biologjik dhe gjenetik populacion i njejtë quhet trungu biologjik, i popullatës e cila ka strukturë gjenetike të njejtë dhe trashëguese, me të gjitha vetitë trashëguese biologjike: gjuhën, karakterin, vlerat trashëguese si vetit të përbashkëta me trungun gjenetik. Popullata nuk ka ndryshime dhe dallime por brenda asajë ka zhvillim evolutiv progresiv. Zhvillimin biologjik duhet kuptuar si kulturë që mundëson shtrirjen gjeografike, përshtatshmërinë, si faktor i domozdoshëm dhe zhvillime me epërsi brenda populacionit. Zhvillimin duhet kuptuar si proçes baz të evolucionit me kuptim zhvëllimor në të gjitha vlerat: ekonomike, kulturale, historike, luftarake, sportive, vlerave të artit, intelegjencës, krejt ajo kulturë që e përfaqëson një populacion.

Shqiptarët janë popull aktiv të ditëve të sotme, kan shtrirje gjeografike të vet populacionit të trashëguar prej Ilirëve dhe Pellazgëve në teritorin e Maqedonisë, e cila dikur ishte Maqedoina antike.

Për momentin dua të them se Pellazgët janë popull më i vjetër, banor të parë të hapësirë Ballkanike dhe Europës. Pellazgët janë bazamenti i parë i populacionit të vjetër Euro-Ballkanik, prej kohës së paleolitit. Prandaj me bindje shkencore vërtetohet se Pellazgët janë burimi i parë i civilizimit njerzor si dhe të gjitha vlerave tjera historike zhvëllimore kulturale dhe biologjike. Nuk ka të drejtë asnjë popull të na zemrohet dhe ti shtrembëroj faktet tona, gase vetëm shqiptarët janë trashëgimtar të drejtpërdrejtë prej Pellazgëve-Ilirëve. Gjithë ky zhvillim mund të vërtetohet përmes fakteve arkeologjike, historike, gjenetike, biologjisë molekulare, imunologjisë, shkencave gnoseologjike, të gjitha janë vërtetime të sakta historike, se vetëm shqiptarët janë popull më i vjetër i Ballkanit.

Shqiptarët duke banuar hapësira të ndryshme gjeografike, të një tërësie gjeografike që quhej Pellazgi, Iliri dhe sot duhet të quhet Shqipëri Etnike, ajo përfshin gjithë kulturën antike Pellazgo-Ilire deri te shqiptarët e sotëm. Askush nuk ka të drejtë të na zemrohet apo të ndërhyn, në proçesin tonë të ekzistimit dhe të zhvillimit permanent historik biologjik me të gjitha kushtet dhe vlerat historike tonat.

Kudo që do të prekin, hajdutët e historis ton kombëtare, ata jan vetëm hajdut, me bindje shumë të poshtra dhe qëllime gllabëruese.

Fillimisht po i përmendi sllavo maqedonët. Maqedonia si Republik e gjashtë e Jugosllavisë u krijua prej Titos, politikes serbe dhe prej Stalinit. Këtu u dëmtua popullata shqiptare, e cila ishte me besim ortodoks dhe banonte hapësirat e saja stërgjyshore. Sllavëve të karpatëve, po ua kujtoj në veçanti sllavëve të jugut, Struga, Ohri, Prespa, Manastiri, Krusheva, Velesi, Prilepi, Kërçova si dhe gryka e Rekës edhe në disa qytete të tjera: Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë jetonte popullata shqiptare, arbërorët e Iliridës, e cila prej presioneve shtetërore u tjetërsua në element sllavo-maqedon. Kurse pjesa tjetër e popullatës shqiptare e besimit islam, u bën turq dhe shumica u shpërngulen për në Turqi. Pra popullata ortodokse shqiptare, prej presionit politik që iu bë, duhej që ta mohonte etnikumin Ilir dhe të shpallej si popullatë sllave-antike, për ta krijuar shtetin e paqen të sllavo Maqedonisë. Kurse pjesa tjetër dërmuese e popullatës shqiptare muslimane, prej vrasjeve, burgosjeve dhe dhunës të pparë, migroi në Turqi dhe shumë shtet të botës mylimane. Kjo periudhë prej afro 100 vjet shqiptarët apo arbërorët e Iliridës, i ka dëmtuar shumë historia e veprimit të interesit sllavo-turk. Sidomos u dëmtua kultura e besimit ortodoks dhe katolik e arbërorëve të Iliridës. Arbërorët e Iliridiës, pjesa dërmuese e buzëbregut liqenor, e liqenit të Ohrit, prej Shën Naumit, Lubanishtës, Tërpejzës, Peshkëtanit, Ohrit, Strugës, Kalishtës dhe e Radozhdës, ishin shqiptar ortodoks me shumicë dhe katolik. Kishat ortodokse u sllavizuan, ata katolike u zhduken dhe gjat kohës së sundimit të Turqisë në themelet e shumë kishave u ndërtuan xhami, tyrbe dhe teqe. Kjo krejt është sherri politik që vazhdon edhe sot, por shqiptarët paraqiten si të painteresuar dhe ashtu si thonë Kosovarët, i grahin kerrit me kënaqësinë e tyre për tjetërsim. Prandaj shqiptarët e Maqedonisë Veriore janë të fjetur dhe të turbulluar. Fajtor kryesor për këtë është edhe Shqipëri e cila 107 vjet është shtet ekzistues, është anëtare e OKBSË, dhe shumë strukturave tjera ndërkombëtare por kurr nuk i ka ran tavolinës për fatin tonë si nanë, për ekzistimin apo mos ekzistimin ton në hapësirën tonë stërgjyshore. Peprimin ua kujtoj veprimin tradhëtar politik të Rama bashk me Hashim Thaçin, të dy bashk punojnë në tradhëti për interesat e Serbisë. Të dy bashkë bëjnë tradhëtinë kombëtare ku dëmtohen interesat kombëtare të shqiptarëve, për interesat e Serbisë. Kjo ndodh për përfitime të tyre ekonomike dhe politike. Poashtu partia politike shqiptare në Maqedoninë Veriore, e cila është në pushtet BDI ja, është servis i turpësisë dhe krimit të organizuar shqiptar, boshjatisjen së Maqedonisë me rininë shqiptare. Nuk ka punësime, nuk ka zhvillim ekonomik, në pjesën ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni: Strugë, Dibër, Gostivar, Kumanov dhe gjysmën e Shkupti. Për hqiptarët nuk ka arsim cilësor, nuk ka shpresa për jetë, por prej halleve dhe vuajtjeve të panumërta, populli po hik dhe vetëm hik nga syt këmbët. Të shkretët gurbetçij vijnë verës, ban dasmat për ti mar me vehte edhe ata pak të ri që kan ngel, i mbushin arkat e bankave shtetërore me deviza dhe jeta rishtas me avaze dhe halle të vjetra vazhdon.