Në klinikat infektive dhe qendrat e hapura “Kovid” nëpër spitalet e vendit, aktualisht po trajtohen 1314 pacientë, ndërsa ka edhe 130 krevate të lira, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa në Klinikën për veshë, hundë dhe fyt, në mënyrë shtesë do të mund të hospitalizohen edhe 50 pacientë me Kovid-19. Ministria e Shëndetësisë sqaron se në Kompleksin “Nënë Tereza” ka gjithsej 350 krevate për Kovid pacientët, 110 në Spitalin “8 shtatori” dhe 40 në Institutin e Mushkërive në “Kozle”.