Gjendja e krizës, ende s’ka ushtarë para objekteve shëndetësore

Edhe pas vendimit të presidentit për angazhimin e Armatës në ndihmë të institucioneve shëndetësore, policia dhe ushtria edhe sot nuk u panë në terren. Derisa gjendja e krizës është në fuqi, Armata, policia dhe Ministria e Shëndetësisë, akoma nuk kanë harmonizuar veprimet. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska beson se nga e premtja ushtria dhe policia do të vërehen në terren.

Pres që mbi kërkesën e Shëndetësisë, nga nesër të fillojë sistemimi i ushtarëve”-tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtës.

Ministria e Shëndetësisë në mënyrë procedurale shpjegon se ka kërkuar ndihmë nga Armata dhe policia por nuk jep detaje. Nga Shtabi i Krizës thonë se numri i ushtarëve dhe policëve është fluid dhe ndryshon në bazë ditore, por sigurojnë që gjithkund ku trajtohen pacientë nga Kovid-19 do të jenë prezent forcat ushtarake dhe policore.

Këto vendime nuk i sjell as Mbrojtja dhe as Armata mëvetësishëm, por i sjellim të gjithë bashkë me Qendrën për Menaxhim me Kriza mbi kërkesën e institucioneve shëndetësore. Kur të mbarojnë përgatitjet, ushtria dhe policia do të jenë aty. Më së keqi është kur lëshohen njerëzit para ndërtesave ndërsa nuk zgjidhen të gjitha çështjet dhe nevojat”-theksoi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtës.

Nga e hëna në ndihmë të ushtrisë do të jenë edhe 12 mjekë dhe 20 motra medicinale. Me vendim të presidentit ushtria do të jetë në ndihmë administrative dhe fizike të personelit mjekësor, ndërsa përkrah policisë do të ndihmojë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në institucione shëndetësore.