Dimri tashmë është këtu me ne, këtë herë jo vetëm me sëmundjet e zakonshme, por edhe me një rritje numri të rasteve me Covid. Ndërsa tani jemi mësuar të mbajmë një maskë në fytyrë – falë disa studimeve që kanë provuar efektivitetin e tyre në ndalimin e përhapjes së virusit – shumë prej nesh nuk janë në dijeni se si maska mund të ndikohet nga moti i lagësht i dimrit. OBSH-ja ka lajmëruar se maskat e fytyrës duhet të ndryshohen në momentin që lagen, pasi një maskë e lagur mund të vështirësojë frymëmarrjen.
Një studim nga Universiteti i Edinburgut zbuloi se dikush që qëndron dy metra larg një personi që kollitet dhe nuk ka maskë, është i ekspozuar ndaj pështymës apo sekrecioneve të tij 10.000 herë më shumë sesa dikush që është gjysmë metri nga një person që kollitet dhe që mban mask.
Por një maskë e lagur nuk mund të jetë kaq efektive, për shkak të kapacitetit të ulët të filtrimit. Maskat kirurgjikale kur lagen, bëhen më të depërtueshme dhe nuk ju mbrojnë në transmetimin e virusit. Ekspertët sugjerojnë që gjithmonë të mbani një mask rezervë dhe ta ruani në një pjesë të pastër të çantës.