Mësimi “online”, shumë nxënës mbeten jashtë procesit mësimor

Dy motrat, Blerta dhe Blerina, njëra në klasë të katërt e tjetra në klasë të gjashtë thuajse nuk kanë ndjekur as një ditë të plotë të mësimit online. Gjendja e rëndë financiare i ka pamundësuar kryefamiljarit t’ju sigurojë mjete dhe kjo ka bërë që vajzat e tij të mbeten pa mësim. Ndërsa shokët ndjekin mësimin online, dy motrat improvizojnë orën e mësimit dhe ndihmohen mes vete ndërkohë që nuk kanë marrë as materialin e premtuar nga Ministria e Arsimit.

“Nuk e ke ndjek mësimin rregullisht? Po. Atëherë kur nuk e ke ndjek a të kanë sjell material prej shkollës në shtëpi për të tregu se çka duhet të mësosh? Jo. Prej ku e ke kuptuar se cilat mësime duhet të mësosh? Prej shoqeve”.

“Pa mësim më shumë jemi. Nuk mundem me ndjek se nuk më bën rrjeti edhe telefonin e prishur e kam. Unë kisha dashur më shpejt të kthehemi në shkollë se nuk i kam kushtet për online me mësuar”.

Jashtë mësimit online janë edhe shumë nxënës të shkollave të mesme

“Nuk e kam ndjek me rregull, kurrgjë skam me rregull, përveçse këto dy javët e fundit që i kam të gjitha mësimet. Unë nuk po mundem për dy javë të gjitha mësimet ti mësoj. Shkaku i atyre mësimeve, notat mi kanë vendosur si kanë vlerësuar vet”.

Pavarësisht problemeve të vazhdueshme me mësimin nga distanca, nga Ministria e Arsimit kanë përsëritur se numri i nxënësve të përfshirë në mësimin nga largësia është rreth 90 %.