“Gjysmë-vjetori i parë i vitit shkollorë 2020/2021 do të përfundoj në fund të vitit, ndërsa gjysmë-vjetori i dytë do të filloj më 21 janar 2021. Pushim i parakohshëm nuk është i nevojshëm sepse në shkolla nuk ka përhapje të virusit”, deklaroi ministrja e arsimit, Milla Carovska, derisa komentoi propozimin e opozitës që pushimi dimëror për nxënësit të filloj kah mesi i nëntorit.
“Sistemi arsimor është stabil dhe shkollat po i respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore. Pikërisht për këtë vazhdojmë të zbatojmë planin e Qeverisë për vitin shkollor 2020/2021, sipas të cilit gjysmë vjetori i dytë do të filloj më 21 janar, deri sa në fund të vitit do të përfundoj gjysmë vjetori i parë”, deklaroi Milla Carovska, ministre e arsimit.