Gjendja e krizës, rreth 300 ushtarë e 150 policë do të sigurojnë objektet shëndetësore

Rreth 300 ushtarë dhe 150 policë do të jenë në shërbim të Shtabit të Krizës. Do t’i sigurojnë objektet shëndetësore, përkatësish klinikat dhe Qendrat Kovid. Ky numër i forcave policore dhe ushtarake ndryshon, në bazë të nevojës. Në disa qytete do të ketë mbikëqyrje të objekteve në disa të tjerë jo. Do të sigurohen kryesisht objektet ku ka frekuentim të madh.

Gjithkund ku do të paraqitet nevoja, për shembull në Spitalin Shtetëror do të ketë policë dhe ushtarë dhe aty ku do të ketë frekuentim të madh të njerëzve. Incidentet janë të paktën dhe kryesisht vijnë nga familjarë të personave të sëmurë ose personave të vdekur. Në këtë pjesë nuk kemi situatë alarmante. Siguria e përgjithshme është nën kontroll”-tha Stojançe Angellov, Drejtor i QMK-së.

Plani aksionar përfshin edhe transportimin e ushtarëve nga kazermat në pikat strategjike. Njësitet elitare të policisë nuk do të vihen në funksion të gjendjes së krizës.

Pjesëtarët e njësive speciale të cilët shërbejnë për çështje të ndjeshme të sigurisë dhe sigurisht “Tigrat” nuk do t’i përdorim për t’i siguruar objektet shëndetësore”-pohoi Stojançe Angellov, Drejtor i QMK-së.

Paralelisht me sigurimin e objekteve të rëndësisë së veçantë, do të zhvillohet edhe fushatë për sensibilizimin e qytetarë ndaj masave që duhet respektuar. Shtabi Krizës ka paraparë edhe përfaqësues të OJQ-ve në formatin e tyre, por të njëjtit nuk do të kenë të drejtën e votës. Pas miratimit të planit aksionar në Qeveri, tani presidenti Stevo Pendarovski duhet të marr vendim për angazhimin e pjesëtarëve të Armatës. Gjendja e krizës do të zgjasë deri më 19 dhjetor.